BERLIN – Ministri gjerman i punëve të Brendshme, Thomas de Maizière ka kërkuar të bëhet rishikimi i pagesave që u jepen azilkërkuesve, pasi sipas tij, këto pagesa janë të larta dhe joshin refugjatët nga vendet e varfra për të ardhur në Gjermani.
Në një intervistë për televizionin ZDF, ministri Thomas de Maizière tha se “refugjatët në Gjermani paguhen aq sa paguhet për shembull në Shqipëri ose në Kosovë një polic për një muaj”. Gjithsesi, ai ka pranuar se ndihmat e përmendura nuk mund të shkurtohen në mënyrë arbitrare. “Por ne mund të japim më shumë ndihma në natyrë (gjësende, artikuj ushqimorë) ndërsa sa u përket parave të xhepit është punë që duhet ta rishikojmë”- tha ai.
Azilkërkuesve në Gjermani u jepen si para xhepi 140 euro në muaj, për të përmbushur nevojat e përditshme.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb