BERLIN- “Nëse Greqia braktis eurozonën, kjo do të shkaktojë efektin domino që do të shtyjë edhe Spanjën dhe Italinë, ndoshta edhe Gjermaninë, që të ndjekin shembullin e Athinës”, deklaroi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos në një intervistë për gazetën gjermane ”Bild”.

“Nëse shpërthen Greqia, kjo do të pasohet nga Spanja dhe Italia, ndoshta edhe Gjermania. Për këtë duhet të gjejmë zgjidhje. Njerëzit nuk morën asgjë nga programet e ndihmës, sepse gjithçka shkoi në banka”, tha Kamenos.

Ai u përqëndrua edhe në kërkesën greke për pagesën e reparacioneve Greqisë për krimet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Kjo nuk është masë kundër Gjermanisë, por borxh historik. Ari që nazistët kanë marrë nga Athina në Berlin vlen shumë pará. Presim dëmshpërblimin për arin”, theksoi Kamenos, i cili është lider i partnerit më të vogël në koalicionin e majtë qeveritar grek, partia e djathtë “Grekët e pavarur”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb