Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer do të kthejë emigrantët në kufi, nëse kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk gjen një zgjidhje në nivel unioni deri në fund të qershorit.

Seehofer nuk heq dorë, ndryshe nga Merkel, mbi synimet e tij mbi kontrollin e kufijve duke theksuar se Gjermania do të fillojë të mos i pranojë më emigrantët në kufi.

Seehofer kërcënon se do të detyrojë edhe vendet e tjera, në kuadër të një lufte më të gjerë kundër këtij fenomeni shqetësues, të bëjnë të njëjtën gjë, raporton atsh.

Sipas burimeve, në bisedimet midis Seehoferit, të partisë bavareze CSU, dhe partisë së Merkelit, CDU, ministri po përgatitet të informojë këtë të fundit për mospranimin e emigrantëve, siç ka ndodhur edhe në vende të tjera të Europës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb