GJERMANI-Fluksi i kohëve të fundit i shqiptarëve që lënë vendin dhe shkojnë drejt vendeve të BE për kushte më të mira ekonomike ka bërë që Shqipëria të zero vendin e parë për numrin më të lartë të azilkërkuesve në Gjermani. Ministri i Jashtëm Gjerman Thomas de Maizie në një deklaratë për mediat theksoi se është rritur migrimi përmes rrugëve të Mesdheut.

“Ka një rritje të migrimit nga Ballkani perëndimor. Në vitin 2015 Kosova është vendi kryesor me 27.767 aplikime ndërsa nga Shqipëria ka 11.292 aplikime. Vetëm në muajin prill ka 4794 kërkesa për azil nga Shqipëria. Për muajin prill Shqipëria zë vendin e parë në numrin azilkërkuesve”- u shpreh de Maizire.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: