Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Srđan Darmanović ka thënë se për vendin e tij tema e demarkacionit është e mbyllur. Ai ka thënë se Podgorica beson në kapacitetin e institucioneve dhe se do të pres me durim zgjidhjen e kufirit me Kosovën.

Gjatë një debati me titullin “Ora e qytetarëve”, Darmanović pohoi se sa i përket demarkacionit, Mali i Zi, nuk mund të ndikojë në asnjë vendim të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe këtë të sotmen, shkruan
Express. “Ne kemi raporte shumë të mira me Kosovën dhe s’kemi dyshim se kështu do të vazhdojë. Për Malin e Zi, kjo çështje është mbyllur dhe nuk do t’i kthehemi më. Besojmë në kapacitetin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe me durim po presim zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit me Kosovën” ka thënë ai. Reagimet nga Mali i Zi vijnë pas vendimit të Kryeministrit Haradinaj për të shkarkuar Komisionin Shtetëror për Shënimin e Kufirit në krye me Murat Mehën.

Ai tha se Mali i Zi ka disa çështje të hapura me Kroacinë –çështjen e Prevllakës, por, sipas tij, një marrëveshje e përkohshme është duke funksionuar shumë mirë. “Ne duam të zgjidhim këtë me rrugë
bilaterale, nëse nuk shkojmë në mekanizma ndërkombëtarë që janë të njohur. Duhet t’u besojmë mekanizmave të së drejtës ndërkombëtarë. Kjo çështje nuk do t’i cenojë raportet tona” ka thënë Dermanovic duke iu referuar kontestit me Kroacinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: