PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç i ka dërguar sot një letër homologut të tij nga Gambia, Usain Darbou, ku i kërkon që të shqyrtojë edhe një herë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kërkesa dhe propozimi im për miqtë tanë nga Gambia është shqyrtimi i një vendimi të marrë nga qeveria e mëparshme dhe ish-presidenti në vitin 2009 për njohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, sepse një numër në rritje i vendeve po rishikojnë këto vendime dhe unë shprehu shpresën dhe dëshirën tonë që edhe Gambia ta rishqyrtojë atë vendim”, tha Daçiç.

Daçiç deklaroi se Serbia dhe Kosova do të shtojnë bashkëpunimin ekonomik me njëra-tjetrën.

Pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, e kanë njohur 116 shtete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb