TIRANE- Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ironizon festimet në çadrën e protestës pasditen e sotme, pas vendimit të kryeministrit Rama për të tërhequr nga gara kandidatin për zgjedhjet për kreun e Bashkisë Kavajë.

Ahmetaj publikon një foto në rrjetin social “Facebook”, duke u shprehur se “në çadër gëzojnë edhe për humbjen”.

“Ke parë çadër që gëzon për humbjen ti vëlla?! ??”, shkruan Ahmetaj bashkëngjitur fotos.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: