TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar videoskandalin e publikuar dje në “Ora News” në lidhje me kreun e shkarkuar sot të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, i cili i kërkonte favore seksuale një vajze të re e cila kërkonte punë.

Duke iu përgjigjur interesit të qytetarëve, ministri Manjani tha se qeveria ka marrë një vendim të drejtë për këtë çështje dhe shtoi se Prokuroria po punon për çështjen.

Ai tha se i bashkohet opinionit publik, me mendimin që skandalet e kësaj natyre meritojnë ndëshkim shembullor.

Këto komente ministri i Drejtësisë i bëri gjatë përurimit të Klinikës Ligjore falas në Ministrinë e Drejtësisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: