TIRANE– Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka thënë se policia më shumë rezultat ka me forcën e mendjes sesa të muskujve. I pranishëm në aktivitetin me temë ‘Promovimi i femrës në Policinë e Shtetit’, ku merrte pjesë edhe kryeministri Rama, ministri Tahiri tha se ka ikur koha kur në polici ishte burri personazhi i vetëm, pasi është zgjedhur një qasje tjetër.

“Ka ikur koha kur në polici ishte burri personazhi i vetëm. Zgjodhëm një qasje tjetër ndaj policisë. Policia ka me shume rezultat me forcën e mendjes, jo të muskujve. E gjetëm policinë të shkatërruar, sot është me uniforma, mjete, armë, teknologji dhe paga të larta. E gjetëm policinë të tradhtuar, të korruptuar, ndërsa sot Akademia e Sigurisë formon punonjës të denjë.

Më tej ministri Sajmir Tahiri tha se në 3 vjet femrat përbëjnë 14% të trupës dhe se siguria është më e shtuar nëse femrat janë pjesë e policisë së Shtetit.
“ Ne 3 vjet, femrat ne polici janë 14 % e trupës. Siguria është me e shtuar nëse femrat janë pjese e Policisë. Kemi 100-fishuar pasurinë kriminale në këto vite, ku në 3 vjet janë mbi 3200 te arrestuar për armëmbajtje. Sot armiku me i madh i policisë është padrejtësia dhe sistemi i drejtësisë që bën drejtësi sipas parasë së ofruar. Fronti i së keqes, nuk e do policinë më të mirë. Të punojmë bashkë për reformën në drejtësi”- tha Tahiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: