Zakonisht jemi mësuar të shohim sesi ‘kostumi’t të zyrtarit të lartë mund t’i hapen dyert kudo por ja që ka dhe ndryshe në Shqipëri. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është fotografuar në doganën e Hanit të Hotit teksa pret të kalojë kufirin.

Një qytetar që ka realizuar fotot, na i dërgon në adresë të Balkanweb duke u shprehur se bëri habi sesi ministri priti disa minuta si qytetar i thjeshtë të përfundonin procedurat dhe më pas t’i jepej leja të kalonte në anën tjetër pa përfituar nga posti i tij si ministër i brendshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: