TIRANË- Pas humbjes së Kombëtares shqiptare në Elbasan Arena, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka harruar të falënderojë qytetarët shqiptarë. Tahiri shkruan në profilin e tij në Facebook, se fitorja kësaj here ishte jashtë fushës, duke shprehur falënderime edhe për Policinë e Shtetit.

“Nuk fituam në fushe, por jashtë saj! Shembull qytetarie dhe respekti. Faleminderit të gjithëve! Faleminderit Policisë së Shtetit dhe çdo qytetari që ndihmoi të tregoheshim të denjë si qytetarë të Evropës. Ëndrra vazhdon… ‎kuqezi”, shkruan Tahiri. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: