ÇEKI- Ministria e Jashtme çeke ka reaguar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku një çift turistësh çekë u vranë e u hodhën në një humnerë. Nga kjo ministri theksojnë se ngjarja po hetohet si një krim, ndërsa në deklaratën për mediat, sqarohen edhe detajet nga ngjarja.

Ministria çeke sqaron se ngjarja ndodhi në afërsi të Shkodrës, ndërsa në automjetin e turistëve është gjetur një armë zjarri tip kallashnikov.

Duke u ndalur tek siguria në Shqipëri, Konsullja e Çekisë në Tiranë Radka Calábková, thotë se situata në vendin tonë është përmirësuar gjatë viteve të fundit, ndërsa shton se “pothuaj s’ka raste dhune ndaj turistëve në Shqipëri”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb