Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e shoqëruar dhe nga deputeti i zgjedhur i zonës Sadi Vorpsi, inspektoi punën e FA për shuarjen e zjarreve në Kuç të Vorës.

Në pronocimin e saj për mediat, znj. Kodheli theksoi se zjarret janë të qëllimshme dhe prishin imazhin e Shqipërisë, ashtu siç prishin pronat e qytetarëve, siç është prishur gjithçka që është ndërtuar me shumë mundim dhe djersë.

Kodheli ne Kuc te Vores (10)

Duke folur për situatën në vendin e ngjarjes, ministrja Kodheli theksoi rrezikshmërinë që paraqet zjarri në atë zonë dhe i bëri thirrje banorëve të mbështesin dhe bashkëpunojnë me autoritetet.

“Pranë zjarrit janë të vendosura një fabrikë fishekzjarrësh dhe një repart ushtarak që ka armatim, municion, pra të dyja me rrezik.
Tashmë këto dy objekte nuk rrezikojnë në sajë të ndërhyrjes së FA dhe të EC. Ndaj do t’ju lutesha dhe njëherë banorëve, qytetarëve të mund të tregojnë dashamirësisht dhe me vullnet të mirë dhe të plotë të japin mbështetjen ndaj këtyre strukturave.
Të jenë prezent si dhe më parë për shuarjen e zjarrit, sepse flitet për zonën e tyre. Këto zjarre janë të qëllimshme, por do t’ju lutesha shumë të gjithë banorëve dhe qytetarëve të japin informacione për të gjithë ata që vënë zjarre të qëllimshme. Është e pamundur të kapërcehet situata menjëherë, kur në gjithë Shqipërinë, dikush çohet, ndez një shkrepëse, ndez një zjarr të vogël, për të bërë një zjarr të madh. Në momentin që po flasim, ka një zjarr të madh në Mallakastër, kemi eliminuar një zjarr të madh në Dropull, ka vatra zjarri në Ulëz, ka vatra zjarri në Tiranë, ende të pashuara, sepse kushtet e temperaturave të jashtëzakonshme dhe në kushtet e erës që ka fryrë sot dhe dje, thuajse është e pamundur që ne të dominojmë mbi këto zjarre në gjithë Shqipërinë, sepse ka kaq shumë njerëz të çmendur që qëllimisht ndezin zjarre kudo që mundin”.

Kodheli ne Kuc te Vores (9)

Duke u ndalur tek puna e FA, Kodheli falënderoi nga zemra punën e tyre duke u dhënë kurajë dhe duke i cilësuar heronj të heshtur qoftë në përmbytje dhe qoftë në zjarre, pasi ata kanë qenë në frontin e parë për ti ardhur në ndihmë komunitetit. Njëkohësisht, Kodheli falënderoi dhe deputetin Sadi Vorpsi, ish-prefektin, i cili ka i ka mbajtur në lidhje dhe në dijeni të për situatën e zjarreve si në rastin e Kuçit.

Kodheli ne Kuc te Vores (8)

“Dua të falënderoj Emergjencat Civile, zotin Prençi, për sensibilizimin dhe informacionet, por besomëni se situata është e paprecedentë dhe është e pamundur që ne të dominojmë situatën pa mbështetjen e njerëzve, pa mbështetjen e pushtetit lokal, pa mbështetjen e spitaleve, pa mbështetjen e të gjitha strukturave që mund dhe duhet të japin një dorë kësaj përtalljeje. Tani që po flasim këtu kemi 5 zjarrfikëse, ambulancë, kemi 40 trupa të Komandës Mbështetëse, 20 trupa speciale, e shumë e shumë të tjerë të cilët ndërrohen me rotacion edhe për shkak të kufizimit të energjive humane. Ka njerëz që kanë më shumë se 48 orë që janë në luftë me flakët”-theksoi ajo. Në fund Kodheli falënderoi edhe një herë mediat që kishin ardhur në një terren të vështirë, por thekosi ajo: “Bësomëni që sensibilizimi nëpërmjet mediave është më shumë se sa i nevojshëm në këto momente, ndaj, nëpërmjet jush dua ta përcjell këtë shqetësim, këtë problematikë ta ndaj me gjithë publikun”.

Kodheli ne Kuc te Vores (5)

Përveç fshatit Kuç, gjatë 24 orëve të fundit, Forcat e Armatosura jane angazhuar per shuarjen e zjarreve edhe në bashkinë Dropull, në malin e Derjes (Dajt), dhe në fshatin Selbë, Bashkia Tiranë.

Kodheli ne Kuc te Vores (4)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: