TIRANE- Nesër në orën 11:00 në Komisionin e Medias është planifikuar një seancë dëgjimore për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku ishte thirrur edhe ministrja e Kulturë Mirela Kumbaro, e cila mesa duket nuk do marrë pjesë. Përmes një shkrese, ministrja ka njoftuar kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi, se nuk do të paraqitet nesër në Komisionin Parlamentar të Kulturës për një seancë dëgjimore për shkak të agjendës së ngarkuar.
ffd5cc03-0868-42a2-8bc3-7fea67a92d4f
Deklarata e PD:
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro refuzon Parlamentin për të bërë transparecën mbi projekligjin korruptiv të shembjes së Teatrit Kombëtar për të ngritur atje kullat e klientëve të Ramës dhe Veliajt.

Përmes një shkrese, ministrja ka njoftuar kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi, se nuk do të paraqitet nesër në Komisionin Parlamentar të Kulturës për një seancë dëgjimore, që është nje nga mjetet me të cilat opozita parlamentare kontrollon qeverinë. Kjo është e disata herë që ministrja refuzon Parlamentin kur duhet të japë llogari për projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së pronës publike në favor të një firme private të lidhur me Ramën dhe Velaij. Ministrja Kumbaro është nismëtare e këtij projekligji, por që ende nuk ka dhënë asnjë llogari për të. Herën e fundit ajo vendosi të shoqërojë Erion Veliajn dhe të braktisë seancën dëgjimore për ligjin e posaçëm antikushtetues për Teatrin. Deri tani Mirela Kumbaro nuk ka asnjë prononcim për këtë çështje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb