Ministrja e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Ogerta Manastirliu, gjatë një konferencë për shtyp tha se tani  qytetarët do ta kenë më të lehtë të marrin dokumentat falë procedurave të reja.

Manastirliu tha se të gjitha dokumentet e nevojshme mund të merren nëpërmjet portalit e-albania duke shmangur kështu vonesat e panevojshme.

“Këshilli i Ministrave ka vendosur që vërtetimet e pensionit, kartën e shëndëtit dhe certifikatat, qytetarët mund t’i shkarkojnë nëpërmjet portalit elektronik e-albania. Çdo institucion nuk do t’ua kërkojë më qytetarëve këto dokumente,por do të dërgohen online duke kursyer sorollatjet e panevojshme te gjithë atyre që do marrin këto shërbime”, tha ministrja Manastirliu.

(e.f/BalkanWeb)

Etiketa: