Në listën e Italisë për dy miqësoret e muajit mars binte në sy mosgrumbullimi i Mario Balotelli-t i cili po bën një sezon të shkëlqyer te Nice në Francë. Menjëherë pasi trajneri Di Biaggio e justifikoi lënien jashtë të 27-vjeçarit me frazën “nuk mjaftojnë golat, duhen edhe paraqitjet”, nuk ka munguar as reagimi i agjentit të Super-Marios, Mino Raiola.

“Kombëtarja duhet të prezantohet me më të mirët, por më të mirët nuk merren në konsideratë. Tek Italia mendojnë të gjithë për trajnerin, në një kohë kur duhet një drejtor sportiv. Kjo skuadër ta shpif, është plot me njerëz të dështuar.”

Më pas hyn direkt në temë për lënien jashtë të klientit të tij.

“Për ta thirrur duhet të njeri me karakter, nuk e kishte karakterin Ventura, nuk e ka as Di Biagio.”

Nuk mund t’i shmangej ironisë Raiola edhe për çështjen “Donnarumma”.

“Me gjithë respektin që kam për Buffonin, në kombëtare tani duhet të luajë Donnarumma. Shpresoj që sezonin e ardhshëm titullar te Milani të jetë Reina.”

Një mesazh për drejtuesit kuqezi, që i paralajmëron për një tjetër verë të nxehtë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb