TIRANE- Kthesë e papritur në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve të mbledhur sot rreth orës 10:00. Ndërsa pritej fjala e avokatit mbrojtës të Saimir Tahirit, tre prokurorët e çështjes Besim Hardarmataj, Elisabeta Ymeraj dhe Gentian Osmani kanë kërkuar sërish mbledhje me dyer të mbyllura.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se prokurorët kanë insistuar që mbledhja të jetë më dyer të mbyllura, pasi konsiderojnë që Tahiri nuk duhet të jetë në dijeni të tyre.

Të gjithë anëtarët, siç mëson “BalkanWeb” janë të detyruar të firmosin një dokument me qëllim që të mos dalë sekreti.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mbërritën përgjime e prova nga autoritetet italiane, që siç raporton gazetarja Klodiana Lala mund implikojnë edhe Tahirin.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: