Partizani ka zhvilluar sot një miqësore surprizë pasi nuk ishte lajmëruar më parë kundër gjermanëve të Berliner AK 07. Ekipi i drejtuar nga Sulejman Starova nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 kundër një skuadre që militon në kategorinë e katërt gjermane.

Dy golat për të kuqtë janë shënuar në minutën e 3-t nga mbrojtësi Belica dhe në të 50-n nga Mala, i cili fut në lojë si zëvendësues. Futbollistë të tjerë që u aktivizuan nga Starova ishin portieri Xhika, Sulejmani, Lucas dhe Fili.

Kjo ishte miqësorja e 3 e zhvilluar nga Partizani që pas mbërritjes në Antlya ku po zhvillon fazën përgatitore të dimrit. Më parë të kuqtë janë mundur me rezultatin 1-0 nga Kasimpasa dhe 3-1 nga FK PAKHTAKOR TASHKENT

Formacioni: Hoxha , Kotobelli, Belica, Atanda, Ibrahimi, Telushi, Batha (cap), Asani, Trashi, Progni, Bardhi


U aktivizuan:
Xhika, Sulejmani, Lucas, Fili, Mala,

Trajner: Sulejman Starova

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: