Partizani është mundur 3-1 në miqësoren e luksit ndaj Fenerbahçes të zhvilluar në Antalja, në një ndeshje ku ashtu siç pritej ekipi vendas dominoi falë cilësive që kishte në përbërje.

Një fillim krejtësisht i gabuar nga ekipi shqiptar solli dy gola të shpejtë për miqtë, ndërsa më pas Partizani arriti të kontrollonte më mirë lojën e tyre dhe në fundin e pjesës së parë u mundua që të bënte diçka edhe në fazën sulmuese më anë të Ekuban.

Pjesa e dytë kishte ritëm më të ulët edhe për shkak të ndryshimeve të shumta në radhët e të dy skuadrave. Por gjithsesi ishte Fenerbahçe që gjeti edhe golin e tretë me Kojabashi i harruar i vetëm në nga prapavija e Partizanit. Megjithatë, Ekuban u konfirmua përsëri si njeriu-gol i të kuqve, duke realizuar golin e nderit për Partizanin kur regjistrohej minuta e 83 e ndeshjes.(panorama sport)


(balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb