Kukësi, skuadra që sot mësoi kundërshtarin në eliminatoret e “Champions League”, zhvilloi sot takimin e parë miqësor në kuadër të përfaqësimit në Europë.

Përballë shqiptarëve ishte ekipi i Maribor, i cili nuk u kursye duke fituar me shifrat 4-0 në këtë miqësore.

Sllovenët shënuan nga 2 gola për çdo pjesë, me Kramariç dhe Tavarez në 45 minutat e parë dhe Mesanoviç me Mlakar në fraksionin e dytë të lojës. Trajneri austriak i Kukësit provoi edhe disa nga afrimet e reja në këtë ndeshje si Qaqi, Plaku apo edhe Zguro.

Kujtojmë që Kukësi prej disa ditësh ka nisur fazën përgatitore në Slloveni.

Goli i katert, Maribor on Vidnews.

Goli i trete. Maribor on Vidnews.

Goli i pare, Maribor on Vidnews.

Goli i dyte, Maribor on Vidnews.

Kukësi: Koliçi, Qaqi, Dzaria, Shameti, Musolli, Ethemi, Ebipi, Plaku, Zguro, Uilliam, Plum. Të gatshëm: Peposhi, Shkodra, Joti, Maliqi, Limaj, Selimi, Lumi, Hoxha, Kalaja, Cano, Shpehar. Trajner: Peter Pakult.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb