Një unazë fejese gjithmonë të bën të ëndërrosh, mbi të gjitha nëse është prej diamanti. Kjo vlen edhe nëse je një super modele si Miranda Kerr.

Ylli ka postuar në Snapchat në fillim dhe më pas në Instagram, këtë foto ku tregon unazën e mrekullueshme që Evan i ka dhuruar.

Zgjedhja në Snapchat nuk është rastësi duke marrë parasysh që Evan është themeluesi dhe, vetëm falë App ai është bërë në moshën 26 vjeçare, një miliarder me një pasuri 2.1 miliard dollarësh.

Evan i ka kërkuar Mirandës të martohen disa javë më parë, me bekimin e Orlando Bloom, ish bashkëshort i modeles 33 vjeçare dhe babai i djalit të saj .

’Me Orlandon kishim vendosur të prisnim 6 muaj përpara se ti prezantonim një partner të ri, djalin Flynn dhe kështu ka ndodhur’.

Sot Evan ka një raport shumë të mirë me fëmijën 5 vjeçar të çiftit dhe Orlando ka bërë të njëjtën gjë pas lidhjes me Katy Perry.

Popstari dhe Miranda kanë ndarë fotot e tyre së bashku, duke treguar edhe një herë sesi mund të jesh i lumtur pas një divorci dhe të kesh familje të rregullta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: