GREQI-Athina zyrtare e quan shkelje të të drejtave të minoritetit grek, vendimin e marrë nga Këshilli Bashkiak i Himarës për planin urbanistik të qytetit, dhe paralajmëron Tiranën, për përpjekjet e saj me qëllim integrimin në BE.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme greke deklaroi se për Shqipërinë më shumë ka rëndësi shkelja e të drejtave të minoritetit, sesa integrimi i saj në BE.

“Autoritetet shqiptare duket se e konsiderojnë shkeljen e të drejtave të pakicës kombetare greke si më të rëndësishme, sesa ecurinë europiane të vendit”, deklaroi zëdhënësi Aleksandros Genimatas në një konference për shtyp.

Komenti në fjalë lidhet me mbledhjen e një dite më parë në fshatin Kuç, ku protestues me në krye Fredi Belerin, kryetarin e Omonias në  Himarë dhe biznesmenin Nikollaq Neranxi u përpoqën të hynin në sallën e improvizuar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Pas largimit të tyre, këshilltarët e PS-PD e LSI, miratuan planin që sipas tyre, pritet ta transformojë rrënjësisht këtë zonë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb