TIRANE- Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve të varfra në të gjithë vendin.

Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se mocioni me debat të zhvillohet në datën 15 mars.

Burimet për gazetaren Elda Menga thanë se kjo datë është vendosur pasi kryeministri Rama nuk do të jetë në dy seancat e radhës sipas Gramoz Ruçit për shkak të axhendës politike.

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se përjashtimi i familjeve të varfra nga ndihma ekonomike është bërë në mënyrë abuzive.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb