Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Miratohet vendosja e tabelave informative në sitin arkeologjik të Komanit

koman-1-1-350x191

Në mbledhjen e saj të fundit, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (KKR), ka miratuar projektin për “Vendosjen e Tabelave Informative” që mundësojnë vizitën e sitit Arkeologjik të Komanit. Përmes këtij vendimi promovohet “Kultura e Komanit” si dhe ajo e peizazhit natyror dhe zonës përreth saj, nëpërmjet realizimit të shtigjeve të ecjes me këmbë nëpër Qytezën e Dalmaces, në Koman (Bashkia Vau Dejës), shenjimit të tyre dhe regjistrimit me GPS.

Ministria e Kulturë thekson se ky destinacion i ri është një mundësi mjaft e mirë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe atij të aventurës, duke bërë të mundur njohjen e një prej thesareve të tjera të trashëgimisë kulturore në Shqipëri si dhe pamjet spektakolare që të ofron natyra. Gjithashtu ky sit arkeologjiko-natyror është edhe një mundësi për zhvillimin ekonomik e social të zonës, e cila mbart tradita karakteristike.

Gjithsej janë 8 shtigje të cilat mund të bëhen të gjitha bashkë, përreth sitit arkeologjik.

Shtigjet e realizuara me GPS si edhe të shenjuara gjatë gjithë gjatësisë së tyre do t’i drejtojnë turistët në vendbanim duke u dhënë kënaqësinë e vizitave në kishat, banesat, punishtet, nekropolin si edhe të natyrës përreth.

Në fillim të sitit, në vendbanimin kryesor dhe në fund të sitit arkeologjik vendosen tri tabela të mëdha informative, të cilat tregojnë shtigjet si edhe historinë që e shoqëron këtë mrekulli të trashëgimisë sonë kulturore.

(BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Shqyptaret kerkojne te krijoje IDENTITET
    ne kurriz te Grekeve,por nuk mund te fshehin dot diellin me shosh
    Vetem shenja Greke ndodhen ne Koman si ne gjith Shqiperine dhe gjith Ballkanin.
    Shqypkaret eshte mire te krijojne Identitein e tyre,si psh. eshte Hajduteria,krimi,Korupsioni.Pabesia.Poshtersia.
    Patjeter Greket kane kulturen e vecante qe njihet nga gjith bota,
    kurse shqypkareve nuk u dihet prejardhja,sepse jane artificile

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.