Nga: ZONJA VJOLLCA
600 gr mish viçi
2-3 feta pançetë
2 qepë
2 thelpinj hudhër
2 presh
1 shishe birrë
3 luge gjelle salcë speci
1 spec i kuq
2 luge gjelle gjalpë
Kripë
Piper i zi
Pak sheqer
Trumzë

Pastrojmë fillimisht perimet dhe më pas i presim: qepën dhe hudhrat në copëza të vogla, preshin në unaza të trasha dhe specin në shirita.
Presim dhe pançetën në shirita dhe mishin në kubikë.
Shkrijmë gjalpin në tenxhere dhe skuqim pançetën dhe mishin derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe e largojmë mishin nga tenxherja, e vendosim në një pjatë dhe e lemë mënjanë. Në po atë yndyrë kaurdisim qepën dhe hudhrën për 5 minuta, më pas shtojmë specin dhe preshin. I trazojmë perimet për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë mishin me pançetën, pak trumzë dhe pak sheqer. E shuajmë gatimin më pas me birrë dhe sapo alkooli të fillojë të avullojë shtojmë 500 ml ujë të ngrohtë dhe 3 lugë salcë speci. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë nën mesatare për 1 orë ose 1 orë e gjysëm.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb