Nga: ZONJA VJOLLCA
600 gr mish viçi
2 kokrra qepë
3 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
50 ml salcë domate
1 lgj miell
2 gjethe dafine
1 spec i kuq, 1 spec jeshil
500 gr lakër turshi
3 lgj majdanoz
4 lgj pana
Kripë, piper i zi

Fillimisht lajmë dhe thajmë mishin dhe më pas e presim në kubikë mesatare (sa një kafshatë). Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit me pak gjalpë dhe kaurdisim në temperaturë mbi mesatare mishin dhe qepën së bashku derisa të marrin pak ngjyrë të verdhë. E rregullojmë mishin me kripë dhe piper të zi duke shtuar dhe salcën e domates dhe pak miell. E trazojmë gatimin duke shtuar ½ litër ujë të ngrohtë dhe gjethet e dafinës dhe e lemë mishin të ziejë në temperaturë mesatare për 30 minuta. Ndërkohë pastrojmë specat nga farat dhe i presim ato në shirita. Gjithashtu dhe lakrën turshi e presim hollë. Pas 30 minutave shtojmë lakrën turshi dhe specat, i hedhim përsëri ujë derisa të mbulohen lakrat pak. I lemë të ziejnë në temperaturë mesatare dhe per 25-30 minuta të tjera. Në fund shtojmë 4 lugë pana dhe majdanozin e grirë imët dhe e shërbejmë gatimin të ngrohtë pudrosur me piper të zi.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb