NGA MARIGLEN MËRTIRI

TIRANË- Konsumatorët shqiptarë ndihen të frikësuar për atë çfarë konsumojnë çdo ditë. Krahas këtij skepticizmi të brumosur në vite, iu shtuan edhe problemet me mishin e importuar nga Brazili i cili është në analizim e sipër nga institucionet nëse është ose jo brenda normave të lejuara. Qytetarët shprehen se nuk kanë besim tek institucionet dhe pasiguria e tyre shtohet për produktet që blejnë dhe konsumojnë në familje pasi ndihen të mashtruar.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1299013930147561/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Që kjo situatë të mos mbet në kuadrin e panikut, që shpesh grupe biznesi përhapin për shkak të konkurrencës, institucionet duhet të thonë fjalën e tyre. Drejtori i Agjencisë kombëtare të Ushqimit për Tiranën siguron qytetarët se nuk ka vend për shqetësim pasi 134 tonë mish nga Brazili ndodhet i bllokuara dhe nga 6 mostra të marra nga analizat e para nuk ka asnjë problematikë. Ai konfirmon se që nga marrja e sinjalit nga homologët asnjë kilogram mish i importuar nuk ka dalë dhe nuk do të dal në treg pa u bërë analizat përfundimtare.

Sëmundjet e pashërueshme kanë ngritur një shqetësim të herëpashershëm dhe të prekshëm mes qytetarëve për atë çka konsumojmë, pasi gjithnjë e më shumë këto sëmundje po prekin moshat e reja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb