Disa libra antikë me vlerë më shumë se 2 mln paund, duke përfshirë edhe disa nga veprat më të rëndëishme të periudhës së Rilindjes, janë vjedhur gjatë një bastisje në një depo në Londër.

Hajdutët kanë arritur të marrin më shumë se 160 vepra të rralla pasi u futën në depo duke përdorur disa teknika popullore të njohura nga filmi i Tom Cruise “Mission Impossible”.

Një kopje e vitit 1566 të astronomit Nicolaus Copernicus me vlerë 215 mijë paund është në mesin e librave të vjedhur. Disa botime të veprave të Galiloes së vitit 1565, apo edhe Komedia Hyjnore e Dantes së shekullit të 16 janë grabitur gjithashtu.

Sipas The Guardian, pjesa më e madhe e veprave i përkasin shekujve 15 dhe 16 dhe kanë vlera monetare të mëdha.

Alessaandro Meda Riquier, një tregtar librash të rrallë tha për The Guardian se një numër i madh i volumeve të grumbulluara prej tij janë grabitur: “Ndihem i zemëruar pasi ata nuk më morën vetëm para, por edhe një punë e madhe që fshihet pas këtyre librave. Jemi përpjekur shumë t’i gjejmë dhe t’i ruajmë,” tha ai.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: