SHBA – Familja e Miss Irakut është detyrur të largohet nga vendi pasi mbretëresha e bukurisë postoi një selfie me Miss Izraelin muajin e shkuar, duke shkaktuar zemërim në Bagdad.

Fotoja tregon irakianen Sarah Idan dhe izraeliten Adar Gandelsman teksa përfaqësonin vendet e tyre në konkursin e Miss Univers, i organizuar në Las Vegas.

Adar_Gandelsman_c0-0-848-495_s885x516
Fotoja e tyre e postuar në Instagramin e Idan me qëllimin për të promovuar paqe dhe dashuri, shumë shpjet shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale.

Kishte kaq shumë zemërim dhe urrejtje të komentet lidhur me këtë foto, sa familja e Miss Irakut u detyrua të largoet nga vendi, raportojnë mediat izraelite.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb