KORÇË- Vajzat më të bukura të Shqipërisë kanë “konkurruar” me birrën e cila mban shumë kurora mbi kokën e saj brune dhe bionde.

Hijeshia e birrës më të vjetër shqiptare, Birra Korçës është pasuruar paraditen e së hënës nga bukuria e vajzave të Miss Shqipëria, që vizituan dhe panë nga afër proceset e prodhimit të birrës më të vjetër shqiptare.

30 miset e nisën rrugëtimin e tyre nga ambientet e jashtme të Birra Korçës, e u njohën me çdo ambient ku merr jetë hap pas hapi, nxjerrja e produktit më të mirë të birrës që shitet sot në tregun shqiptar dhe europian. Fillimisht bukuroshet shëtitën e u njohën me vijimësinë e çdo sektori, duke u ndalur te secili prej tyre për të mësuar më tepër mbi sekretin e kësaj pijeje te kthyer tashme ne simbol. Më tej, pasi ‘pushtuan’ fabrikën miset u ndalën në bashtën aq të njohur për korçarët dhe çdo turist vendas e të huaj, ku gjithkush mund të provojë shijen e birrës më të mirë shqiptare.

Pas kësaj eksperience, përshtypjet për fabrikën Birra Korça kanë qenë maksimale nga ana e miseve, madje Birra Korça rezulton shija më e mirë në mbarë trevat shqiptare.

Producenti i Miss Shqipëria Petri Bozo tha se vizita në këtë kult të traditës së birrës do të jetë e pashlyeshme.

Për drejtorin e prodhimit të birrës, Kamber Haxhihyseni, i cili ishte në rolin e ciceronit, interesi i miseve ishte për tu admiruar.

Dikush preferon të zezën, e dikush bionden. Por ajo që mbetet e pandryshuar, është shija, së cilës i kthehen me ëndje të gjithë. Puna e vazhdueshme që realizohet synon çdo ditë ta mbajë lartë emrin e birrës së parë në vend, e cila është kthyer në një magnet të fuqishëm turistik. Tashme Birra Korça e ka pozicionuar veten në majë, vështrimin e ka hedhur jo vetëm në të gjitha vendet e Ballkanit por edhe në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Miss Shqipëria do të finalizohet në një mbrëmje gala në datën 5 korrik në Voskopojë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: