Në fillim të javës shkencëtarët e CERNI-t (European Organization for Nuclear Research) njoftuan se ia kishin dalë mbanë që të prodhonin antimaterie përmes goditjes me lazer dhe ta ruanin atë të qëndrueshme për një kohë relativisht të gjatë.

Zbulimi u vlerësua si një hap gjigant përpara për të zgjidhur misterin e madh të formimit të universit. Teoria kryesore është ajo që thotë se Bing Bang-u prodhoi sasi të barabartë materiesh dhe antimateriesh pas shpërthimit dhe shkencëtarët janë përpjekur prej dekadash të kuptojnë se përse u zhduk antimateria dhe mbeti vetëm materia që bën të mundur jetën kështu siç ne e njohim sot.

Shkencëtarët e CERN-it morën versionin më bazik të një atomi, atë të hidrogjenit dhe arritën që të krijojnë një antimaterie me të e ta izolojnë për një periudhë kohore të mjaftueshme për të eksperimentuar me të.

Zbulimi u publikua në revistën “Nature”, ku autorët thonë se kanë eksperimentuar mjaftueshëm me antihidrogjenin e krijuar dhe tashmë janë duke studiuar rezultatet.

Nga vetë fjala, antimateria është e kundërta e materies. Materia përbëhet nga atomet që kanë në qendër protonet me ngarkesë pozitive dhe rreth saj orbitojnë elektronet me ngarkesë negative. Antimateria është e kundërta, elektronet me ngarkesë negative janë në qendër dhe protonet me ngarkesë pozitive vërtiten rreth tyre. Por deri më tani, shkencëtarët nuk kanë mundur të krijojnë një antimaterie të përhershme për shkak të paqëndrueshmërisë së atomeve në këtë gjendje./tch/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: