Që nga kohët e lashta, mjalti është konsideruar si një nga ushqimet më të shëndetshme në planet për shkak të antioksidantëve që përmban.

Përfitimet shëndetësore të mjaltit nisin që nga reduktimi i kollës dhe acarimit të fytit, trajtimin e ulcerës, çrregullime gastrointestinale deri në parandalimin e disa lloje kanceresh dhe sëmundje të zemrës.

Mjalti është përdorur si një trajtim për plagët, gjithashtu i shkëlqyer për lëkurën tuaj, duke përfshirë edhe të ngadalësuarit e procesit të plakjes, parandalimin e akneve etj.

Në një gjetje të rëndësishme, një grup shkencëtarësh indianë kanë gjetur se mjalti mund të ndihmojë në trajtimin e plagëve të kancerit në gojë. (Grupi i kërkimeve ndërdisiplinare ishte i përbërë nga inxhinierë kimike, bio-teknologë dhe mjekët).

Eksperimentet në laboratorin e Shkollës së Mjekësisë Shkencës dhe Teknologjisë në IIT kanë treguar se jo vetëm të shëron kancerin, por edhe minimizon shanset e përsëritjes së kancerit oral pas ndërhyrjes kirurgjikale.

“Shumë pacientë duhet të shkojnë të operohen në rastin e kancerit në gojë. Pasi kjo pjesë është hequr, ajo shkakton një plagë e cila mund të ketë disa qelizave kanceroze apo para-kanceroze të mbetura në të. Për këtë arsye, gjasat janë të larta se kanceri mund të përsëritet. Teknologjia ndihmon pacientët të kontrollojnë këto plagë “, tha bashkë-studiuesi Nandini Bhandaru.

Ekipi i kërkuesve tashmë ka paraqitur një patentë për gjetjet e tyre. Para komercializimit te teknologjisë, shkencëtarët do të duhet të kryejnë eksperimente në kafshë dhe pastaj në pacientët e njeriut, shkruan Zeenews.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: