LEZHE– Mjeku i spitalit të Lezhës, Kastriot Kolmarku, i cili trajtoi djalin 3 vjeç që fatkeqësisht humbi jetën pasi ishte prekur nga virusi i gripit, ka treguar detaje nga gjendja shëndetësore e të miturit.

Në një prononcim për ‘News24’ Kolmarku pohoi se në datën 15 janar i mituri është sjellë nga prindërit e tij në spital, pasi kishte pasur të vjella dhe temperaturë.

Ai shton më tej se pasi u trajtua në urgjencën e spitalit, djali u dërgua më pas në shtëpi, ndërsa iu rekomandua sërish të paraqitej në darkë. Mjeku theksoi se 3-vjeçari me inicialet B.Z u paraqit në spital një ditë më vonë, në gjendje të rëndë për jetën.

Ministria e Shendetësisë pohoi më herët se i mituri ishte shtruar disa herë në Urgjencën e Lezhës dhe më 15 janar u Transferua në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’. Prej një jave, vogëlushi ishte me temperaturë, ethe dhe kollë. Gjithashtu ministria bënë me dije se edhe familjarët e tij kanë kaluar sëmundje respiratore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: