SARANDE-Policia dhe Roja Bregdetare e Sarandës ka shpëtuar 4 turistët suedezë B.S, L.V, F.B dhe A.A të cilët mbetën me skafin e tyre në detin e trazuar dhe rrezikoheshin të mbyteshin pranë zonës së “Manastirit”. Policia ka ndërhyrë dhe ka shpëtuar turistët duke i nxjerrë në breg të detit bashkë me mjetin.

Njoftimi i policisë:
Sarandë Më datë 11.09.2017, QOND ka njoftuar Sallën Operative të Kufirit Sarandë dhe Rojen Bregdetare se disa turistë kërkojnë ndihmë pasi kanë mbetur me mjetin e tyre lundrues në det në zonën e “Manastirit”. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Roja Bregdetare pas marrjes së sinjalizimit për ndihmë janë nisur në drejtim të zonën ku kishin mbetur me mjetin lundrues skaf, katër shtetas suedezë të cilët kërkuan ndihmën e policisë, pasi deti ishte me shumë dallgë dhe rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet policore kanë konstatuar menjëherë mjetin lundrues dhe 4 shtetasit që ndodheshin në skaf konkretisht: B.S, L.V, F.B dhe A.A. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhënien e ndihmës duke e nxierrë në breg të detit turistët sëbashku me mjetin lundrues. Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore !

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: