TIRANE- Qeveria po përgatit ligjin për përkujdesjen sociale, që do t’u vijë në ndihmë të gjitha shtresave në nevojë, me qëllim ngritjen e qendrave të mëdha lokale në çdo njësi të qeverisë vendore.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, ka deklaruar se nisma do t’i japë fund një mungese të madhe dhjetëravjeçare në Shqipëri.

Sipas Klosit, në Shqipëri uhet të ndërtohet një sistem, i cili nuk e shikon më diskutimin për një qendër për aftësi të kufizuara, për një qendër për moshën e tretë apo për një qendër për viktimat.

Klosi premtoi se projektet që kanë në qënder të vëmendjes zgjidhjen e problemativa sociale nga ana e të rinjve, do të financohen në të ardhmen, ku ministria do të luajë rolin e ndërmjetësuesit për realizimin e tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb