Në një takim ku përballet një skuadër shqiptare me atë serbe është e pashmangshme që mos të flitet edhe për aspekte të tjera që nuk i përkasin fushës së lojës. Këtë e tregon më së miri edhe mobilizimi i skuadrës së Partizanit të Beogradit për sfidën që do të luaj të enjten në Shqipëri kundër Skënderbeut. Për në vendin tonë, serbët i kanë marrë të gjitha masat, do të vijnë me valixhet plot.

Klubi bardhezi deklaroi se do të marrë 4 roje me vete, ndërsa edhe ushqimet dhe kuzhinieri do udhëtojë bashkë me ekipin. “Jemi në kontakt me autoritetet në Tiranë, që kanë rritur nivelin e sigurisë. Presim eskortën e policisë gjatë gjithë kohës dhe kemi besim tek Policia Shqiptare. Edhe hotelin kemi zgjedhur të njëjtin ku qëndroi edhe kombëtarja serbe. Ne shkojmë për sport, dhe nuk do të merremi me provokimet që mund të rezervojnë për ne atje” – deklaroi menaxheri i Partizanit të Beogradit, Milosh Vazur.

Ndërkohë, UEFA ka dërguar dy oficerë sigurie për këtë ndeshje, ndërsa në asnjë nga takimet, në Shqipëri dhe Serbi, nuk do të ketë tifozë udhëtues.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb