Presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump është i njohur për bizneset e tij dhe disa prej tyre përfshijnë edhe fushën e modës.  Agjencia e modelingut me qendër në New York, “Trump’s Models”,  është përpjekur shpesh të personifikojë trendet e ndryshme në industrinë e modës. Pjesë e saj janë modele fotografë e dizenjues nga e gjithë bota, gjithashtu edhe nga Shqipëria.
Siç shkruan “Prive”,  shumë bukuroshe shqiptare kanë qenë dhe janë pjesë e agjencisë së modelingut “Trump’s  Models”. Mund të përmendim emrat si Mirjeta Shala, Zana Krasniqi, Diana Avdiu, Angela Martini, Marigona Dragusha. Jo vetëm këto modele, por edhe fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, ka qenë pjesë e stafit të “Miss Universe”, spektaklit të Trump, në pozicionin e fotografit zyrtar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: