Me afrimin e MWC 2017, (Mobile World Congress) janë duke u shtuar spekulimet e ndryshme dhe njëra prej tyre që merr më shumë vëmendje është mbi telefonin e ri të Samsung.

Një thashethem i mëparshëm fliste për dimensionet e mundshme të Galaxy S8, ndërsa një spekulim i ri bën të ditur se ngjarja ku do të lancohet kjo pajisje, Samsung Galaxy S8 Unpacked, do të ndodhë më 29 mars.

Raporti i njejtë spekulon se telefoni do të jetë i gatshëm për shitje në javën e 17-të të vitit.

Telefoni pritet të jetë prezent edhe në MWC, mirëpo në këtë ngjarje nuk do të ketë prezentim të tij. Samsung pritet që të shfaq Galaxy S8 në MWC tek një numër i vogël i njerëzve që mund të jenë pjesëtar të kompanive operuese.

Megjithatë, asgjë nuk është e zyrtarizuar deri sa të bëhet zyrtare pajisja dhe mund të pritet që spekulime të reja të dalin edhe në javët në vijim. Kështu, duhet t’i konsumojmë ato me një dozë skepticizmi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: