Jo çdokush mund të heqë dorë nga jeta luksoze dhe e qetë për t’iu bashkuar një lufte. Por kjo ka qenë pikërisht ajo që ka bërë modelja kanadeze, Tiger Sun.

Ish-modelja 46-vjeçare që i’u bashkua luftës kundër pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS në Siri, ka rrëfyer momente tmerri që kishte përjetuar në kohën sa ishte në vijën e parë të frontit.

Biondja Tiger Sun, nuk mund ti ndalte lotët nga sytë kur filloi të flasë për një vajzë të vogël e cila ishte hedhur në erë nga një minë kundër këmbësorisë, ku mbeti e vdekur për shkak se kurdët nuk kishin vegla dhe pajisje adekuate për shërim.

Ajo gjithashtu ka folur për një ngjarje tjetër tmerruese, ku gjatë patrullimit kishte shkelur mbi një gisht të djegur që fatkeqësisht nuk kishte mundur t’ia gjente trupin të cilit i përkiste.

Kanadezja 46-vjeçe kishte luftuar kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik për katër muaj përkrah kurdëve (njësia për mbrojtjen e popullit), derisa iu shfaq një problem tek këmbët që e detyroi të kthehet në vendlindje. Por Tiger shprehet se dëshiron të kthehet sërish në luftë dhe se nuk e ka frikë ISIS-in.

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: