SHBA – Qe nga momenti kur mësoi se ishte shtatzënë, Emina Cunmulaj nuk i kurseu fotot dhe eksperiencën e saj si nënë në rrjetet sociale. Emina Çunmulaj pas 9 muaj pritje është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë vogëlushen, të cilën e ka pagëzuar me emrin, Mia Soraya. Lajmin e ka dhënë vet modelja shqiptare që jeton në SHBA më anë të një postimi në Instagram ku shkruante:

“Kush e drejton botën? Femrat! Mirë së erdhe mes nesh vogëlushe, Mia Soraya Nazarian! Mami, babi dhe Ella Faria të duan shumë! Nga sa shihet në postim vogëlushja ka ardhur në jetë ditën e djeshme më 22 maj dhe pershon 2kg 380 gramë dhe e gjatë 53, 4 centimetra.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: