SHBA – Emina Çunmulajëshët një prej personazheve të njohur që ndan me të gjithë miqtë virtuar jetën e saj të përditshme. Tani që vajza e saj, Ella Faria, do të jetë shumë shpejt motra e madhe, Emina po e shijon dyfish pritjen e ëmbël.
-640-0-5aaaaf1c4176e
Për beben që do të vijë në jetë së shpejti kanë nisur edhe dhuratat e para, disa prej të cilave, ajo i ndan edhe virtualisht. Për gjininë e fëmijës së dytë, Emina nuk kishte treguar më herët.

As ajo, as bashkëshorti i saj nuk e kanë pasur problem gjininë. Ashtu si me Ella-n, edhe me fëmijën që do të vijë në jetë së shpejti. Emina do të ndajë me ndjekësit e saj të gjitha detajet, ndryshe nga një pjesë e mirë e personazheve të njohur që në muaj të tillë zgjedhin “të zhduken”.

-640-0-5aaaaf1cbc2ee
Untitled-2
Në fotot dhe videot e fundit në Instagram, Emina shkruan se, pavarësisht faktit që fëmija e dytë akoma nuk ka ardhur, ajo vendosi t’ia hapë dhuratat. Dhe duke bërë këtë, si pa dashje, zbuloi edhe gjininë. Së shpejti, do të vijë në jetë një vajzë e dytë. Siç shihet në këto foto të ëmbla, ngjyra rozë e lehtë është dominuese.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb