TIRANE – Arselajda Buraku nga një qytet i vogël si Rubiku i ka hapur një vend vetes në New York-in e largët, duke u renditur si modelet e reja që premton shumë në të ardhmen.

Nëse në Amerikë ajo po korr shumë sukses, në Shqipëri për të dihet shumë pak, madje ajo u bë e famshme tek ne, vetëm pasi largimit të saj. Ndonëse numëron disa kontrata me kompani prestigjoze, pjesë e sfilatave të New York Fashion Week, këto mesa duket nuk kanë mjaftuar për një revistë shqiptare që ajo ta meritojë të qenurit në kopertinë.

E ftuar në “Thumb” Arselajda, ka treguar një episod shumë të shëmtuar, sipas së cilës stafi i një reviste shqiptare, i ka kërkuar asaj që të paguajë që të jetë në kopertinë.

“Një nga revistat në Shqipëri më ka kërkuar që të paguajë lekë për të qenë pjesë e një kopertinën dhe kjo më më ka dëshpëruaër shumë dhe e kam mbajturpër vete e nuk e kam treguar kurrë. Për mua është shumë e turpshme që revista t në Shqipëri më kërkojnë para për tgë pozuar për ta. Unë jam një modele e sukseshme në Amerikë”, u shpreh ajo.

Gjithashtu Arselajda u ka dhënë një përgjigje të gjithëve atyre që mendojnë se modelingu është një treg i mirë për eskortat.
“Unë gjithmonë e kam kosideruar modelingun si pjesë e artit. Njerëzit kanë kohë të flasin, të aludojnë, kanë kohë për të dhënë opinionet e tyre dhe kanë lirinë për ta thënë, por nuk është aspak e vërtetë”, u shpreh ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb