Pas eliminimit të “axurrëve” nga play-off-i i Botërorit, në një intervistë për programin “Piazza Pulita”, drejtori i klubit të Partizanit Luciano Moggi ka folur për krizën që po kalon kombëtarja italiane, madje treguar edhe prapaskenat e emërimit të Venturës në stolin e Italisë.

“Do të shkonte te Lazio, por drejtuesit thirrën Simone Inzaghin nga Salerno dhe Venturën e dërguan te Kombëtarja e Italisë. Ç’hyn Lotito? Këtë mund ta kuptojë shumë mirë kushdo. Rastisa në hotel “Quadrifoglio” dhe aty erdhën drejtuesit e Salernitanës me Venturën dhe më pas mbërriti edhe presidenti i Lazios, Lotito. Më pas, presidenti i Federatës, Tavecchio deklaroi se kush do të ishte trajner i Italisë. E dija se do të ishte Ventura. Lotito është i zoti, por ka bërë një dëm të madh. Kush duhet të zëvendësojë Tavecchion? Andrea Agnelli”, u shpreh Moggi.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb