TIRANE-Gjatë konferencës për mediat me kryeministrin Edi Rama, shefja e Politikës së Jashtme, Federicia Mogherini apeloi për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull. Ajo tha se shpreson të finalizohet sa më shpejt marrëveshja me Greqinë për çështjet e mbetura pezull, duket përfshirë edhe çeshtjen e detit.

“Për mua kjo është një zgjidhje e një kontinenti dhe është e rrethuar nga shtete anëtare të BE. Kjo ka të bëjë më ribashkimin e kontinentin tonë për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull. Shpresoj që të finalizohet sa më shpejt marrëveshja me Greqinë. Të kesh pragmatizmin për zgjidhjen e çështjeve të kaluara është mënyra më e mirë për të ndërtuar një të ardhme. Dëgjova edhe fjalimin e Macron të cilin e vlerësoj si të shkëlqyer.

Mendoj se debati për të ardhmen e BE është gjë e mirë në mënyrë që të kuptojmë si të funksionojë më mirë. E ardhmja e BE nuk do jetë me 27 vende, por më shumë sepse ne po negociojmë për zgjerimin. Ne duhet të fokusohemi tek ardhmja e vendit dhe e rajonit. Është njësoj siç i japim biçikletës, pra duhet të pedalosh dhe të mos rrish në vend.”- tha Mogherini.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb