UASHINGTON- Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini i kërkoi sot Kongresit amerikan, gjatë një vizite në Uashington të respektonte marrëveshjen bërthamore të Iranin, vënë pikëpyetje nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan refuzoi më 13 tetor të certifikonte këtë marrëveshje historike të arritur në vitin 2015, pa e dënuar zyrtarisht. Kjo procedurë e dërgon topin në fushën e Kongresit, ftuar për të ashpërsuar tekstin nga Donald Trump, i cili kërcënon me një tërheqje të pastër dhe të thjeshtë të SHBA-së, nëse nuk përmbushen kërkesat e tij.

Parlamentarët amerikanë kanë bërë të ditur se po përgatisin një projektligj me linja ende të paqarta.
“Ajo që u thashë njerëzve në Capitole Hill është që SHBA-ja duhet të respektojë marrëveshjen dhe kam marrë garanci nga ana e tyre, nga disa aktorë se është pikërisht ky qëllimi për të cilin po punojnë”, theksoi Federica Mogherini pas takimeve me përfaqësuesit e Kongresit.

“Kam marrë udhëzime të qarta se qëllimi është të sigurohemi që SHBA-ja të vazhdojë të respektojë marrëveshjen”, nënvizoi ajo në një konferencë shtypi, raporton ata.

E dërguara e Bashkimit Evropian nuk ka komentuar përmbajtjen e projektligjit që po përgatitet, që ngjan sipas disa vëzhguesve me një rinegocim të njëanshëm dhe me një shkelje të marrëveshjes së nënshkruar nga Teherani me fuqitë e mëdha (SHBA, Kinë, Rusi, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani).

“Rinegocimi nuk është një mundësi, as një pjesë e marrëveshjes “, theksoi ajo.

“Ky është një moment delikat, puna po vazhdon dhe ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në debatet e brendshme politike të SHBA-së”, shtoi ajo.

“Por ne jemi të gatshëm të diskutojmë për përmbajtjen dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm të shoqërojë ligjvënësit amerikanë për të gjetur zgjidhje të përshtatshme me respektimin e marrëveshjes”, nënvizoi Mogherini.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb