KOSOVE- Mediat serbe kanë raportuar sot se shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini, është larguar nga takimi i Këshillit të MSA-së, për shkak të një kërkese të bërë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas medias serbe ‘Tanjung’, Haradinaj ka kërkuar që të rritet pjesëmarrja e SHBA në procesin e dialogut të Beogradit dhe Prishtinës.

Po sipas tyre, këtë kërkesë Mogherini e ka marrë si personale dhe është larguar nga mbledhja e Këshillit, përpara se të përfundojë.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar këshilltarja politike e kryeministrit Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla. Ajo ka thënë se ky lajm është fabrikim i medieve serbe.

“Jo nuk është e vërtetë, Mogherini nuk ka ikur nga takimi. Është fabrikim i medieve serbe”, ka thënë Haradinaj-Stublla për Telegrafin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: