NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
4 kokrra mollë
40 gr boronicë të tharë
1 lgj stafidhe të verdha
40 gr bajame
60 gr sheqer Teuta
50 gr gjalpë
200 ml verë të bardhë
1 lç kanellë
Sheqer pluhur Teuta

Përgatitja

Vendosim tiganin në zjarr dhe pasi tigani të ngrohet hedhim në të ½ e sheqerit (30 gr). E lemë sheqerin të karamelizohet, shtojmë në të gjalpin, verën e bardhë, stafidhet, boronicat (në mungesë mund të jetë dhe reçel) dhe bajamet të copetuara ose në feta dhe i lemë të ziejnë për pak minuta.

Ndërkohë mollët e lara dhe të thara i rregullojmë nivelin që të qëndrojnë drejt. Presim ¼ e mollës nga lart dhe e lemë si kapak, mëpas me ndihmën e një luge gërryejme tulin e mollës duke lenë muret anësore të mollës 1 cm.

Largojmë tiganin nga zjarri dhe mbushim hapësirat e mollëve me stafidhet dhe bajamet e karamelizuara.

Vendosim një tigan tjetër në zjarr dhe hedhim sheqerin e mbetur, e karamelizojmë sheqerin duke mos e errësuar shumë. Me sheqerin e karamelizuar spërkasim tulin e mollës rreth mbushjes. Hedhim pak verë në fundin e tavës ku kemi vendosur mollët dhe i vendosim në furrë në temperaturën 160 gradë Celsius për 20 minuta.

I servirim mollët e mbushura duke i spërkatur në fund me pak kanellë dhe sheqer pluhur Teuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb