ROME– Momente terrori pasditen e kësaj të mërkure në Balduinë të Romës, ku asfalti i rrugës është çarë. Ngjarja e rëndë që ndodhi në Itali, shkaktoi panik tek banorët e zonës, ndërkohë që gropa e hapur 10 metra ‘përpiu’ 6 makina.

Mjetet ishin parkuar në Livio Andronico. Sakaq, autoritetet evakuuan dy ndërtesa, si një masë paraprake. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18.00. Ndonëse ende janë të paqarta arsyet e hapjes së kësaj grope, ka dyshime se gjithçka lidhet me një shesh ku po ndërtohet një ndërtesë.

Izolohet zona
“Corriere” shkuan se nga çarja e tokës nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që autoritetet kanë izoluar zonën në fjalë. Kjo është bërë për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm për shembje tjetër. Mediat italiane thonë se nuk përjashtohet fakti se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë tubacionet e ujit, si dhe një lidhja me vendin e ndërtesës ngjitur.

Protesta e banorëve
Për muaj të tërë banorët e kësaj zone protestuan kundër kompanisë që po ndërton një ndërtesë të re në zonën e ish shkollës ‘Santa Maria degli Angeli’, e mbyllur vite më parë. Ata kishin denoncuar shqetësimin e tyre lidhur me tubacionet e ujit me pretendimin se ato gërryenin nëntokën.
bald-kFN-U43440285340361sIH-1224x916@Corriere-Web-Roma-593x443

cahet

Clipboard03_MGTHUMB-INTERNA

Clipboard04_MGTHUMB-INTERNA

itali
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: