Ky është momenti i pabesueshëm kur një derr vrapon për të shpëtuar shokun e tij i cili ishte gati për tu therur nga dy kasapë në jug-perëndim në Kinës.
Pamjet e xhiruara me një telefon dhe të publikuara në Internet tregojnë momentin kur një derr vrapon dhe shtyn dy burra të cilët po thernin një derr tjetër.
Kafsha i ka goditur në këmbë kasapët të cilët kanë qenë të detyruar të lëshojnë derrin tjetrin i cili rrëzohet përtokë.
Videoja është parë dhe është shpërndarë shumë herë në Internet.
Pamjet janë xhiruar në fund të dhjetorit, por nuk dihet nëse burrat kanë kapur sërish derrin.
(da.xha/BalkanWeb)