TIRANE- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i përgjigjet flakë për flakë deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra sot nga Berati.
Kryemadhi e ka artikuluar edhe më herët se LSI-ja do bëjë opozitën e vërtetë, por sot i tregoi të parit të qeverisë se nga buronte forca e LSI-së.
“Klithma e popullit të varfër, forca jonë, makthi yt. ?”,- shkruan ajo në një status në Facebook.
Ndërsa sot nga Berati kryeministri Rama deklaroi se LSI-ja mund të bëjnë opozitë me mallkime me të shara, mund të çirret, por të paktën të bëjnë opozitë.
(m.a/BalkanWeb)